Futboll

Buffon: Messi më i kompletuar se “vrasësi” Ronaldo

Buffon mendon se Messi është më i kompletuar se Ronaldo.

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhënë mendimin për dy më të mirët në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Si shumë të tjerë, edhe kapiteni i Italisë u pyet se cili është më i miri, 50 vjeçari nuk ka dyshime se Leo është më i mirë se Cristiano.

“Janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm”, tha Buffon të enjten.

“Messi është më i kompletuar, sepse luan më i tërhequr, ka teknik më shumë dhe vizion për lojë që vlen më shumë se sa të jesh finalizues”.

“Cristiano Ronaldo, ndoshta për shkak të moshës, është bërë vrasës në zonën e portierit. Duke e krahasuar me atë si ka qenë dikur, Ronaldo ruan energjinë më shumë, ka kohë që nuk luan shumë anash me topin, futet në zonë dhe aty krijon shumë gola”, shtoi Buffon.

Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga me 25 gola për Barcelonën, tri para Ronaldos.

Në anën tjetër, ylli i Madridit është golashënuesi më i mirë në Champions League dhe në të gjitha garat, 12, respektivisht 37 gola. /Gazeta Express/

Related posts

DUAN REALIN/ Menaxheri i Courtois ngre zërin ndaj drejtuesve të Chelseat

Isa.Autor

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Lazio i Strakoshës mposht Torinon dhe i bën presion Juventus

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, skuadrat në kërkim të golit

Delo.autor

Leave a Comment