Futboll Sport

PEZULLIMI/ Protestoi ndaj arbitrit, Gjykatësi Sportiv dënon Spaletin me…

Luçiano Spaleti është dënuar nga gjykatësi sportiv me dy ndeshje pezullim. Për trajnerin e Napolit ky vendim erdhi pas kartonit të kuq të marrë të mërkurën mbrëma kur skuadra e tij barazoi me Sasuolon.

Ndëshkimi nga arbitri erdhi për shkak të protestave në golin e vendësve.

Defrel shënoi për Sasuolon golin e 3-2-shit, por aksioni nisi me një faull ndaj Rahmanit. Teksa sulmuesi festonte, Spaleti protestoi ashpër dhe siç e konfirmuan imazhet në VAR kishte të drejtë.

Edhe në konferencë për shtyp, ish-trajneri i Romës dhe Interit nuk e fshehu zhgënjimin e tij, pasi do të jetë një mungesë e rëndë për Napolin në takimet e radhës ku do të mungojnë edhe disa lider si Osimhen apo Kulibali.

Related posts

SPEKTAKËL NË “OLD TRAFFORD”/ Everton ndal Manchester United në frymën e fundit dhe ndajnë pikët

Delo.autor

ZYRTARE/ La MMA-në për futbollin, Khabib Nurmagomedov firmos me skuadrën e…

Delo.autor

TRIUMFOI NË LOJRAT OLIMPIKE/ Ja momenti Kosova nderohet për arritjen historike të Majlinda Kelmendit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment