Futboll Sport

E PYESIN PËR REALIN/ Mbape lë gjithçka të hapur: Të presim ç’do ndodhë…

Sulmuesi i Paris SG-së, Kilië Mpape, është kthyer në protagonist absolut në Francë. Kjo, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, teksa është bërë protagonist në filmin e animuar për fëmijë “Je m’apelle Kylian” (Unë quhem Kilië).

Këtë javë ai ka firmosur autografe për fëmijë dhe njëri prej tyre e ka ngacmuar yllin e PSG-së në lidhje me Realin e Madridit. Diskutimi mes të dyve është kthyer në “hit” në rrjetet sociale. Djaloshi i vogël e ka pyetur Mbapenë: “A ke ndër mend të shkosh te Reali i Madridit?”

Diskutimi ka vijuar me përgjigjen e Mbapesë që ia ka kthyer me pyetje në fakt “Çfarë mendon ti…”. Përgjigjja e djaloshit ka qenë e prerë: “Të qëndrosh në Paris”. Kjo e ka vënë edhe më në siklet sulmuesin francez, i cili me të qeshur i është kthyer: “Të shohim…”

Related posts

DËSHIRA E MILANIT NUK REALIZOHET/ Braziliani rinovon me kampionët e Francës, ja përfitimet

Delo.autor

CHAMPIONS/ Barazim i “çmendur” në Ukrainë, Atletico feston me Moratan

Delo.autor

ENDE ASNJË GOL/ RONALDO fiton TREFISHIN e lojtarit të dytë më të paguar në ITALI

Isa.Autor

Leave a Comment