Futboll Premier League Sport

ARSENAL NË “GARË” ME PSG/ “Topçinjtë”do të luftojnë për firmën e mesfushorit më…

Arsenal dhe Paris Saint-Germain do të luftojnë për firmën e mesfushorit të fuqishëm të Watford, Abdoulaye Doucoure.

Topçinjtë duan të përforcojnë mesin e fushës dhe të zëvendësojnë Aaron Ramsey, i cili do të largohet në fund të sezonit me parametra zero.

Doucoure ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit londinez këtë sezon teksa Watford ndodhet në vend të shtatë të renditjes.

Dhe forma e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Europës PSG që është gati të ofrojë 35 mln euro për të.

Ndërkohë që edhe ish-trajneri i tij Marco Silva është një adhurues i madh dhe kërkon të ribashkohet me mesfushorin tek Everton.

Doucoure, 25, shtë përfolur që në merakton e verës për një largim nga Watford, por i dha fund spekulimeve duke firmosur një kontratë të re pesëvjeçare.

Por kjo nuk do t’i ndalojë klubet të hidhen në sulm për lojtarin dhe Watford do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në klub gjatë janarit.

Related posts

CRISTIANO RONALDO HYN NË HISTORI/ Futbollisti i parë miliarder, ja sa është pasuria e tij neto

F.autor

ZYRTARE/ Emergjenca prej koronavirusit, Chelsea regjistron portier legjendën Peter Cech

Delo.autor

INZAGHI BËN “KURBAN” ASLLANIN/ Inter kërkon një zëvendësues për Calhanoglu

F.autor

Leave a Comment