Futboll Sport

INTERI HUMBET KORREAN/ Por Inzagi i gëzohet rikthimit të liderit të mbrojtjes

Morali në shtëpinë e Interit është në nivelin më të lartë që nga fillimi i sezonit, por tani ka ardhur radha e provimit më të vështirë me një kundërshtar si Reali i Madridit në fortesën e tyre, “Santiago Bernabeu”. Simone Inzagit do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë, ndërsa këtë herë nuk do të mund të mbështetet te Hoakin Korrea, që ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë kundër Romës.

27- vjeçari pritet të mos jetë i disponueshëm për asnjë nga ndeshjet e këtij viti kalendarik dhe rikthimi i tij mund të vijë për ndeshjen e parë të 2022-shit, atë ndaj Bolonjës në 6 janar.

Ndërkohë, vetë sulmuesi shikon përpara me besim dhe ka nisur punën për rikuperimin, siç bën të ditur në postimin në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.

“Po mendoj që tani për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer më i fortë. Shihemi së shpejti!”, ka qenë mesazhi i Korreas. Gjithsesi, zikaltrit mund t’u gëzohen rikthimeve të rëndësishme të De Vrajit e Kolarovit, që do të vlerësohen deri në stërvitjen e fundit për të parë minutat që mund të përballojnë.

Në repartin difensiv Darmian e Ranokia vazhdojnë të mos jenë në dispozicion, kurse në sulm pas mungesës ndaj Romës do të rikthehet Lautaro, tashmë në gjendje të mirë fizike që do të formojë dyshen me Xhekon, me qëllimin për të sjellë në shtëpi tri pikët që mungojnë prej kohësh nga toka madrilene.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Partizani: Pranë golit verilindorët, e pabesueshme çfarë humbet Kalaja (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS CUP/ Chelsea-Inter: Historia favorizon zikaltrit

Isa.Autor

GOAL: Neymar te Reali, transferohet vetëm nëse ndodh kjo gjë

Q.Autor

Leave a Comment