Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Presidenti i Sampdorias u arrestua teksa po negocionte me ish-futbollistin e Interit për stolin

I dëgjuar nga Radio Punto Nuovo, foli edhe avokati i tashmë ish-presidentit të Sampdoria Ferrero, qe ndodhet ne burg!

Giuseppe Tenga, avokati i biznesmenit roman, është i shqetësuar për kushtet e Ferreros të burgosur në Milano në gjendje jo perfekte fizike. Por pse ishte në Milano? Për t’u takuar me Stankovic dhe për t’i dhënë pankinën e Sampdorias duke pasur parasysh performancën shumë të luhatshme të D’Aversa-s, i cili tashmë duket se është në rrugën e shkarkimit pas 1-3 me Lazion.

“Për momentin ai është në burgun e Milanos dhe kjo më lë shumë të hutuar pasi do të ketë dy ditë festë dhe do të jetë e vështirë të flas me të në telefon. Fizikisht e di që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por pavarësisht kësaj, ai u dërgua në burg. Ai ka tension të lartë dhe gjakderdhje nga hundët. Për momentin nuk ka as rrobat e tij, le të shpresojmë që të marrin të paktën një garderobe. Nuk po diskutoj dispozitën, por mënyrën sesi u zhvillua afera. Me sa duket Ferrero mërzit dikë.

Ndodhej ne Milano sepse po negocionte me Stankovic per stolin e Sampdorias”.

Related posts

TERROR NË MEKSIKË/ E pazakontë, një person qëllon me kallashnikov gjatë një ndeshje futbolli (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Supergoli i Telushit. “Demat” kalojnë në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Legjenda e Manchester United: E meritonte kontratën, por Solskjaerit i duhet kjo gjë

F.autor

Leave a Comment