Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Bayern triumfon me përmbysje dhe arratiset në krye. Haaland në hije, Dortmund ngec

Janë mbyllur ndeshjet e pasdites në Bundesliga sa i përket javës së 15-të ku bie në sy sigurisht barazimi i Borussia Dortmund në fushën e Bochum, skuadër që sivjet lufton për mbijetesën.

Verdhezinjtë pësuan gol në pjesën e parë dhe më pas e patën të vështirë të reagonin edhe pse prodhuan lojë. Haaland në hije totale, teksa duhet një gol i Brandt për të shmangur humbjen në fund.

Kujtojmë që në fillim të pjesës së dytë u penalizua sidomos për një gol të shënuar të Ëolf dhe më pas të anuluar.

Fiton Bayern Munich dhe nuk shënon Leëandoëski (pak habi!) Pasi Mainz në pjesën e parë po fitonte 0-1 me golin e Onisiëo, në pjesën e dytë ndizet Coman shënon 1-1 dhe më pas është talenti i ri Musiala ai që vendos shifrat në 2-1 dhe arratisjen e skuadrës së Nagelsmann në renditje.

Sukses i thellë edhe për Leipzig ndaj Borussia Monchenglabah, që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar plot 10 gola. Klubi i Red Bull triumfoi sot 4-1 me golat e Gvardiol, Andre Silva, Henrichs dhe Nkunku.

Jovetic është heroi i Hertha Berlin në suksesin 2-0 ndaj Arminia Bielefeld, teksa Hoffenheim  fiton në fushën e Freiburg (1-2)

Related posts

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ Carragher: Messi nuk do ta bënte të pamposhtur Manchester City

Delo.autor

Talenti i Ajax Matthijs de Ligt kapet mat në Barcelonë

Sadik.Autor

FINALJA “CARABAO CUP”/ Guardiola: Një ditë e rëndësishme për ne, ndaj duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment