Futboll Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Tjetër “MAGJI” e Haaland, vërteton pse Raiola kërkon “shi milionash” për të (VIDEO)

Mino Raiola e ka bërë të qartë se kushdo që kërkon Erling Haland, duhet të bëhet gati për shpenzime të jashtëzakonshme pasi sulmuesi norvegjez nuk kushton pak. Dhe vetë lojtari po tregon ndeshje pas ndeshje se pse vlerësohet kaq shumë aktualisht në treg.

Në ndeshjen e sotme të Dortmundit ndaj Bohumit, ishte pikërisht Haland ai që siguroi me një veprim spektakolar pikën e barazimit 1-1. Skuadra po vuante duke mos gjetur rrugën e rrjetës por sulmuesi në minutën e  85-të, me një aksion spektakolar në krahun e majtë, shpërtheu në zonë dhe  pasi nxori jashtë loje një mbrojtës dha asistin perfekt për Brand i cili çoi sferën në rrjetë.

Një veprim që konfirmon edhe një herë aftësitë e jashtëzakonshme të sulmuesit, vendimtar edhe kur nuk është ai që tund rrjetën, siç ka mësuar të gjithë në dy sezonet e fundit.

Related posts

RONALDO TELEFONON ROONEY/ Më mungon, ndoshta luajmë sërish bashkë

Isa.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Barcelona-Ferencvaros. Rezultati 5-1

Delo.autor

Valverde: MESSI është MAGJISTAR, sheh gjëra që të tjerët nuk munden

Isa.Autor

Leave a Comment