Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DERBIT PARTIZANI-DINAMO/ Vendime të drejta, “Demave të Kuq” iu anulua një gol (VIDEO)

Partizani-Dinamo pati pak raste për moviolë dhe një gol të anuluar për të kuqtë, por vendimet e arbitrit Kreshnik Bajramaj ishin të drejta.

21’ Zhunior kërkon penallti pasi i vjedh kohën Sofranak brenda zonës, por vendosja e dorës nga malazezi në trupin e brazilianit nuk konsiderohet në 11-metërsh. Vendim i drejtë i Bajramajt, pasi sulmuesi i Partizanit rrëzohet sapo krijohet kontakti.

22’ Lancinet Sidibe i ndërhyn rëndë Herald Markut në mesfushë, por arbitri toleron lojtarin e Dinamos, duke i falur kartonin e verdhë.

80’ Zhunior pretendon penallti pas duelit ajëror me Samaken, por arbitri vijon lojën dhe vepron drejt. Mirëpo, në vazhdimin e aksionit Demiri ndërhyn ndaj Rrapajt afër zonës. Bajramaj nuk jep faull për Partizanin nga rreth 18 metra larg portës, duke gabuar në këtë rast.

86’ Cara nxjerr të lirë Malën, ky i fundit harkon në zonë dhe Zhuniori, pasi shmang Sofranakun godet dhe shënon. Goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike konfirmojnë se Mala është më i avancuar.

Related posts

DËSHTOI NË BOTËROR/ Bayern Munich bën një sondazh për mesfushorin e Napolit…

Isa.Autor

“PËRPLASJA E TITANËVE”/ Deontay Wilder: Tërhiqem nga sporti nëse Fury…

Delo.autor

Apolonia-Bylis/ Ballshiotët kalon në avantazh mes protestave të vendasve, shënon Shoshi nga penalltia

Q.Autor

Leave a Comment