Futboll Seria A Sport

“NGRE NË QIELL TË SHTATË” TRAJNERIN INZAGHI/ Zanetti: Ky Inter po na argëton, besojmë te titulli

Javier Zanetti foli për “Sportmediaset” mbi situatën që po kalojnë zikaltrit: “A e imagjinoja një Inter kaq të fortë në verë? Mendova se mund të konfirmoheshim si kampionë, sepse e kemi kompletuar ekipin me alternativa të ndryshme. Unë e njoh Inzaghin që nga koha e tij te Lazio. Ai gjithmonë është dukur shumë inteligjent dhe po e tregon këtë.

Është shumë bukur të shohësh ekipin duke fituar, t’i shoh tifozët të lumtur sepse Interi luan shumë mirë. Unë mendoj se trajneri po shfrytëzon në maksimum karakteristikat e lojtarëve që ka. Kemi shumë alternativa dhe të gjithë ndihen të përfshirë, kjo do të thotë shumë për një ekip të madh.

A beson Interi te titulli? Duhet ta mbrojmë atë dhe unë mendoni se po e tregojmë. Jemi të vetëdijshëm por forcën tonë, por ka kundërshtarë si Milani, Napoli dhe Atalanta, të cilët besojnë gjithashtu te titulli”.

Një koment bëri ish-kapiteni zikaltër edhe për shortin e djeshëm të Champions League: “Keqardhje për atë që ndodhi, por është e kotë të komentosh, sepse të gjithë e kanë parë. Tani do të përballemi me Liverpool-in, një skuadër e madhe. Do të bëhemi gati, sepse ne jemi Interi. Do të kemi kohë dhe mënyrë për t’u përgatitur për këtë ndeshje”.

Related posts

E RRALLË NË FUTBOLL/ Klubi meksikan kthehet te titulli pas… 70 vitesh

Delo.autor

PRAPASKENAT PËR MERKATON E JANARIT/ Hysaj-Juventus, përfshirja e PSG vështirëson atrativat. Ja vendimi i shqiptarit…

Delo.autor

SHQIPËRI-ANDORRË/ Stadiumi i boshatisur, shikoni çfarë ndodh në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment