Futboll Premier League Sport

SITUATË ASPAK E QETË/ Arsenal pa kapiten, “topçinjtë” gati të rikthejnë Granit Xhakën

Situata tek Arsenali nuk është aspak e qetë. Aubamejangut i është hequr shiriti i kapitenit për thyerje të shpeshtë të disiplinës së klubit. Sulmuesi u ndëshkua sepse u kthye vonë nga një udhëtim në Francë.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai thyente rregullat dhe klubi vendosi ta zhgradojë. Një kandidat potencial për të marrë shiritin është dhe Granit Xhaka. Lidhur me këtë temë ka folur dhe trajneri Mikel Arteta.

Vendimi për Aubamejang?

“Ishte diçka e dhimbshme, por e nevojshme.  Aubamejang për momentin nuk është i grumbulluar.”

Granit Xhaka kapiten?

“Xhaka është një prej kapitenëve tanë dhe është pjesë e rëndësishme e grupit tonë”.

Nuk dihet ende se kush do të trashëgojë shiritin e kapitenit, që gjatë viteve të fundit ka qenë njëfarë “mallkimi” për ata që e kanë vënë.

Related posts

U DORËZUA PA KUSHTE/ McGregor drejt pensionimit, disfata prej rusit penalizon KEQ irlandezin

Isa.Autor

HAALAND DREJT LARGIMIT NGA DORTMUND/ “Los Blancos” një hap larg transferimit. Gjermanët gjejnë zëvendësuesin

Delo.autor

Leverkusen i largohet kreut, Schalke e mposht në transfertë

Q.Autor

Leave a Comment