Futboll Sport

E BUJSHME/ Shihej si pasues i Handanoviç, portieri i Ajaksit lë Interin me “gisht në gojë”: Zgjedhja ime e parë është…

Portieri i Ajaksit, Andre Onana, është një personazh i jashtëzakonshëm, historia e të cilit mund të bëhet fare mirë një film. Ai u pezullua me nëntë muaj pasi rezultoi pozitiv në një test antidoping për shkak të një gabimi të pavullnetshëm.

Pasi i ka dhënë fund pezullimit, portieri i Ajaksit është kthyer të veshë dorezat dhe pritet të jetë dhe kapiteni i Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Pas nëntë sezonesh në Holandë ai ka vendosur të largohet nga Ajaksi, duke mos rinovuar kontratën me klubin. Dhe janë të shumta klubet që presin të mësojnë se kë do të zgjedhë vetë ai.

Një nga këto klube është edhe Barcelona, me të cilën ka luajtur dhe më parë. Vetë ai ka deklaruar se do të pranonte të kthehej me kënaqësi tek “Blaugranat”.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Barcelonën. Që kur jam larguar, nuk i kam shkëputur kontaktet. Barcelona vijon të mbetet shtëpia ime dhe do të firmosja me kënaqësi për këtë klub. Ruaj kujtime të jashtëzakonshme nga eksperienca ime në këtë klub dhe natyrisht që do të isha i lumtur nëse do të kthehesha.

Akordi me Interin? Fliten shumë gjëra, por për momentin nuk ka asgjë.”, ka thënë kamerunasi.

Related posts

Pas triumfit ndaj Romës, Gattuso: Duhet të përmirësohemi ende

Isa.Autor

“NË FIJE TË PERIT”/ “Me shpatulla pas murit”. Mediat kryqëzojnë Simone Inzaghi-n (FOTO)

F.autor

Anësori i takimit Flamurtari-Vllaznia përfundon në spital, akuza ndaj Idrizit për…

Sadik.Autor

Leave a Comment