Futboll Sport

“TË UROJ MOMENTE TË TJERA SI KY JASHTË FUSHËS”/ Mancini uron Aguero-n me VIDEON e momentit të paharrueshëm

Ka qenë sigurisht një nga momentet më emocionuese të futbollit në vitet e fundit.

Sezoni i parë (2011/12) i Sergio Aguero me fanellën e Manchester City është mbyllur në një mënyrë të jashtëzakonshme, me atë gol të shënuar në minutën e 94-t kundër QPR që u dhuroi titullin Qytetarëve titullin në Premier, pas 44 vitesh.

Trajneri i Italisë ka dashur t’i japë zemër argjentinasit, i cili ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli këtë të mërkurë.

“Të uroj momente të tjera si ky jashtë fushës”, ka shkruar në rrjetet sociale Mancio, duke postuar edhe videon e atij aksioni të paharrueshëm.

Related posts

“KA QENË E VËSHTIRË TË REFUZOJA REAL MADRID”/ Conte: Është një gënjeshtër, vendimi ishte i imi

Delo.autor

Sergio Ramos, 4 ndeshje larg rekordit të futbollistit me më shumë ndeshje në finalet e Kupës së Botës

Sadik.Autor

Garë dyshe për Gamieron, ja kush e kërkon sulmuesin francez të Atleticos

Isa.Autor

Leave a Comment