Një sezon i deritanishëm i munguar në emocione për Manolas, edhe për shkak të problemeve të ndryshme fizike.
Mbrojtësi grek luajti vetëm shtatë ndeshje në ligë dhe në Europa League për gjithsej 486 minuta.
Tani e ardhmja e lojtarit duket e pasigurte te Napoli dhe destinacioni mund të jetë Greqia.
Olympiacos, i cili tashmë kërkoi Manolas verën e kaluar, është gati të kthehet në sulm në tregun e transferimeve të janarit dhe mund të jetë një opsion i besueshëm.
Pikërisht kur ishte drejt rruges per te shkuar në vendlindje, Manolas eshte ndaluar.
Mbrojtësi i Napolit, duke u nisur nga aeroporti Capodichino për në Greqi, u ndalua nga Guardia di Finanza për një kontroll. Manolas kishte me vete një shumë të madhe parash, përtej kufijve të lejuar në Itali nga rregulloret kundër pastrimit të parave. Financuesit do të kishin vendosur një gjobë për lojtarin.
Behet fjale per 20 mije euro “cash”.