Futboll La Liga Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Haaland i vë kushte Barcelonës, vjen në “Camp Nou” vetëm nëse…

Erling Haland është një ndër emrat më të kërkuar në merkaton e futbollistëve. Bomberi i Dortmund lakmohet nga skuadrat më të mëdha në Europë, të cilat janë gati për të bërë çmendurira për të marrë shërbimet e tij.

Skuadra e fundit që ka hyrë fort në garë është Barcelona. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka marrëdhëdhënie të mira me agjentin e lojtarit Mino Raiola. Megjithatë spanjollët duhet të përmbushin një kusht. Që të vijë Haland, Barcelona duhet të kualifikohet me patjetër në Champions për vitin tjetër. Nëse nuk arrihet atëherë zor se bomberi do ta pranojë ofertën.

Një sfidë e vështirë për Çavin me shokë pasi Barcelona ndodhet në vendin e tetë me 24 pikë dhe gara për zonën Champions është shumë e fortë në La Liga.

Related posts

NIS NJË DASHURI TË RE/ Camila harron Hamilton, e zëvendëson me yllin e Chelsea-t (FOTO)

Delo.autor

NË PRANG TË NDESHJES SË PARË/ Gega: Ju prezantoj me PARTIZANIN e ri

Sadik.Autor

MORI RONALDON NGA DUART E IRINA SHARK? Modelja e “skandaleve” çmend fansat me postimet nudo (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment