Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Trajneri i Marokut: Lojtarët që nuk vijnë do të përjashtohen nga kombëtarja

Trajneri i Marokut, Vahid Halilhodzic, në një intervistë për AFP, ka dhënë disa deklarata të rëndësishme mbi Kupën e Afrikës:

“Me një situatë shëndetësore kaq dramatike, është e vështirë të zhvillohet një kompeticion i tillë. E vështirë të thuhet nëse do të luhet, edhe pse mungon pak”, ka thënë Halilhodzic.

“Lojtarët janë të detyruar t’i përgjigjen grumbullimit, por të gjithë klubet po kërkojnë të bëjnë gjithçka është e mundur që të mos shkojnë te kombëtaret e tyre.

“Disa klube kanë kërcënuar edhe lojtarët se do t’i shesin ose se do ta humbin vendin në skuadër. Nëse një lojtar nuk do t’i përgjigjet grumbullimit, për mua do të thotë se nuk është mjaftueshëm i lidhur me kombëtaren dhe se mund t’i thotë lamtumirë përgjithmonë”, ka thënë trajneri boshnjak.

Related posts

STATISTIKAT/ Stoli i Contes është më i shtrenjti, por ka zero impakt. Ja vlerat e pankinave në Serinë A…

Delo.autor

SUSO SHKATËRRON PORTËN/ MILANI dyfishon rezultatin me Sassuolon (VIDEO)

Isa.Autor

Ronaldo te Juventus? Gazetari i njohur sportiv shokon me deklaratën e tij të fundit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment