Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Milan-Atalanta, gati operacioni i shkëmbimit në merkato!

Milani është duke menduar për një portier në rast se Gigio Donnarumma nuk do të rinovonte dhe pistat janë të shumta, por sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, pasuesi mund të vijë nga Bergamo, më saktë Atalanta.

Atalanta, rebus tra i pali: Gollini scala le gerarchie mentre ...

Kjo sepse ka një ndërthurje të merkatos dhe kuqezinjtë nuk do të shpenzonin asgjë. Gjatë merkatos dimërore, bergamaskët kthyen në shtëpi Mattia Caldara, me huazim me të drejtë blerje. Pasi kanë blinduar 6 futbollistë deri në vitin 2023: Freuler, Palomino, Toloi, Djimsiti, Hateboer e Gosens.

Në listë mungon pikërisht portieri, Gollini, ashtu si ish-lojtari i Milanit. Për Caldara është gati kontrata deri në vitin 2024, pasi Atalanta ta ketë blerë nga kuqezinjtë, mbase duke dhënë pikërisht kartonin e Gollini.

Related posts

PAS 3 FITOREVE DHE NJË HUMBJE/ Xhudistja kosovare lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Delo.autor

TORASA TREMB TIRANËN/ Argjentinasi rrezikon seriozisht derbin

Delo.autor

I mungon BREGU dhe ABAZAJ/ SHKURTAJ nuk qahet: Jam krenar për këtë skuadër, japin shpirtin në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment