Futboll Sport

E BUJSHME! UEFA planifikon pjesëmarrjen e Argjentinës dhe Brazilit në Ligën e Kombeve

Skuadrat e Amerikës së Jugut mund t’i bashkohen turneve të UEFA-s me skuadra si Argjentina e Brazili të cilat do të konkurrojnë përballë atyre të kontinentit tonë. Nuk është fantazi, por një plan i bujshëm që mund të vihet në praktikë shumë shpejt.

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Zgibi Boniek, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se ka UEFA praktikisht e ka vendosur se që në edicionin e vitit 2024, 10 ekipet e CONMEBOL do t’u bashkohen 55 skuadrave të kontinentit për këtë turne. Ai do të jetë Liga e Kombeve me një numër më të madh pjesëmarrësish, por që duket gjithnjë e më shumë si një mini-Botëror.

“Ky është edicioni i fundit i Ligës së Kombeve që do të zhvillohet me këtë format. Kemi zhvilluar një takim me CONMEBOL dhe që nga vitit 2024, skuadrat e Amerikës së Jugut do t’i bashkohen turneut. Si do të jetë formati? Po punojmë për të. Kalendari për ndeshjet e kombëtareve është shumë i ngushtuar ndaj nuk kemi shumë mundësi manovrimi”, tha Boniek.
Formula e re pritet që të bëjë aktivitetin më spektakolar. Plani fillestar sheh që në edicionin e vitit 2024, 6 ekipet e para të CONMEBOL t’i bashkohen menjëherë Ligës A, e sigurisht mes tyre janë edhe Argjentina e Brazili. Ndërsa katër skuadrat e tjera do ta nisin fillimisht në Ligën B. Ashtu si skuadrat e europiane, në turnetë pasardhës edhe ekipet e Amerikës së Jugut pritet t’i nënshtrohen rregullave të ngjitjes dhe rënies nga liga përkatëse.

/Panoramasport

Related posts

FLET PËR OBJEKTIVAT ME PARTIZANIN/ Trajneri Lerda: Do të jetë shumë e vështirë që…

Delo.autor

Kukësi nuk lëshon petkun e kampionit, Guri është FENOMENAL!

Sadik.Autor

Chelsea apo Marseille/ Oliver Giroud e ka të qartë vendim e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment