Gossip Sport

NË PRITJE TË BINJAKËVE/ Ronaldo dhe Georgina zbulojnë gjininë e fëmijëve në një VIDEO familjare

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë zbuluar gjininë e binjakëve të tyre në një video të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram.

Në videon familjare, shihen katër fëmijët e tyre me tullumbace ngjyrë të zezë në dorë pranë pemës së vitit të ri.

Cristiano Jr dhe Mateo mbajnë njërin nga tullumbacet, ndërsa dy vajzat e familjes, Alana Martina dhe Eva mbanin tullumbacen tjetër, të cilat i shpuan njëkohësisht.

Nga tullumbacet dolën shirita ngjyrë blu dhe rozë, ndërsa dy djemtë bërtitën: “Është djalë”, ndërsa dy vajzat: Është vajzë”.

“Aty ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron kurrë”,shkroi Ronaldo në përshkrimin e videos, ku zbuloi se do bëhet baba i një djali dhe një vajze.

Nuk dihet nëse Cristiano dhe partnerja e tij e kishin regjistruar videon para se Georgina Rodriguez të nisej me katër fëmijët javën e kaluar në një udhëtim luksoz në Lapland, apo pasi ajo u rikthye në shtëpi.

Bukuroshja me origjinë argjentinase, e cila u takua me Cristiano në qershor 2016, pasi ai hyri në një butik rrobash ku ajo punonte, tha gjatë një interviste së fundmi për Cosmopolitan: “Unë besoj fort tek fati dhe aq më shumë në Karma. Ju merrni atë që jepni.”

Cristiano dhe Georgina zbuluan se ishin në pritje të binjakëve disa muaj më parë.

Futbollisti është baba i katër fëmijëve, binjakëve 4-vjeçare Eva Maria dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate, djalit 10-vjeçar Cristiano Jr, nga një marrëdhënie e mëparshme, si edhe vajzës 3-vjeçare Alana Martina me Georgina Rodriguez.

VIDEO

Related posts

E PABESUESHME/ Kukësi anulon festën pas triumfit në Kupë, ja arsyeja…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Paratici bastis Juventusin, Tottenham ka gati ofertën për 3 lojtarët e “bardhezinjve”

Delo.autor

Nuk është një lojë elektronike, perla e Berishës në piedestal (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment