Futboll

Cesc Fabregas: Do të jetë e vështirë, por do të tentojmë ta ndalim Messin

Fabregas thotë se do të jetë e vështirë të ndalet Leo Messi në “Camp Nou”, por do të tentojnë bashkërisht t’ia vështirësojnë gjërat argjentinasit.

Chelsea e di se rreziku kryesor të mërkurën në “Camp Nou” do të jetë nga Lionel Messi dhe për këtë Antonio Conte është duke bërë një plan për ta ndalë pesë herë më të mirin e botës, që realizoi golin për katalunasit në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë.

Cesc Fabregas, në një intervistë për Marcan, e pranoi se është shumë e vështirë të ndalet Messi, por të paktën do të tentojnë t’ia vështirësojnë “jetën” 30 vjeçarit.

“Nëse jam me fat mjaftueshëm për të luajtur këtë ndeshje (Barcelona – Chelsea), do të tentoj të bëj më të mirën. Është shumë e vështirë me ndal Messin, por do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta bëjmë të mos ndihet rehat dhe të mos e bëj lojën e tij, për të dhe të gjithë”, deklaroi Fabregas.

Related posts

“HERA E PARË QË E SHIKOJ KËSHTU RONALDON PAS ZËVENDËSIMIT”/ Pirlo: Nuk do flisnim për vendin e katërt nëse…

Delo.autor

Bayern, Heynckes tregon ëndrrën e parealizuar të merkatos…

Q.Autor

Verdi tha “jo”, Napoli ndjek tre pista të tjera…

Q.Autor

Leave a Comment