Futboll Seria A Sport

“KJO NDESHJE PËRMBAN…”/ Pioli kërkon qartësi ndaj Napolit, më pas i dërgon një mesazh Interit

Gjithçka është gati për ndeshjen e madhe mes Milanit dhe Napolit, e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, e cila do të vendosë përballë dy skuadra të afta për të befasuar në pjesën e parë të kampionatit, por tashmë në rënie. Pikërisht për këtë arsye, tri pikët janë tepër të çmuara në luftën për titull. Në prag të ndeshjes, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli foli në konferencën për shtyp:

“Po përmbyllim një fazë të parë shumë të mirë, do të doja të tejkaloja kuotën e pikëve të sezozit të kaluar. Duhet ta ngremë nivelin, të pedalojmë më fort. Arratisja e Interit? Nuk mendoj se mund të flasim për arratisje, edhe nëse Interi po konfirmon cilësitë e veta. Ne ishim në epërsi për një kohë të gjatë vitin e kaluar dhe e dimë se si përfundoi. Do të duhet të bëjmë më shumë në fazën e dytë”.

Pse Milani, i cili në një moment kishte 7 pikë epërsi ndaj Interit, tani e la veten të kapërcehej nga zikaltrit? “Ne e filluam shkëlqyeshëm kampionatin, me Interin ndodhi e kundërta. Tani zikaltrit po bëjnë rrugën tonë. Sidoqoftë, po garojmë vetëm me veten tonë”, – u përgjigj trajneri kuqezi.

Lidhur me lëndimet, Pioli shtoi: “Unë jam optimist, edhe pse ka qenë një muaj i vështirë për ne. Duhet t’i inkurajojmë lojtarët që të jenë më të saktë në punën e tyre të përditshme. Nëse sezonin e kaluar nuk do të kishim pasur gjithë ato dëmtime, do ta kishim fituar titullin”.

Cili do të jetë çelësi taktik për të mposhtur Napolin? Trajneri kuqezi nënvizoi: “Napoli ka shumë cilësi. Nga pikëpamja e rikuperimit të topit jemi ndër të parët, si dhe në finalizimet pas këtij momenti. Kjo ndeshje përmban rreziqe, por edhe avantazhe”.

Një sqarim edhe për situatën e Theo Hernandez: “Theo kishte probleme, një sindromë gripale, nuk ka dalë fare në fushë këtë javë. Deri më sot është më shumë jo se po në formacion. Nesër do të flasim me Theo dhe do të vendosim bashkarisht”.

Related posts

Lucas Biglia: Higuain është ndikuar nga kritikat, shpresoj të kthehet te Argjentina

Q.Autor

“EL CLASICO”/ Mesfushori Kroos realizon një SUPER GOL ndaj Barcelonës nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Sanchez: Ne gjithmonë luajmë ndeshje të shkëlqyera, por…

Delo.autor

Leave a Comment