Futboll

Harry Kane me paterica, Anglia në ankth për dëmtimin e sulmuesit

Anglia është në ankth, tepër e shqetësuar për dëmtimin e Harry Kane. Sulmuesi la ndeshjen me Bournemouth me paterica dhe mbante një masë mbrojtëse. Goleadori i Tottenham pësoi një lëndim të keq të kyçit të këmbës, në fitoren 4-1 ndaj “qershive”.

Kane do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve ditën e sotme, për të zbuluar shkallën e dëmtimit, vetëm 99 ditë para ndeshjes së hapjes së Anglisë në Kupën e Botës, ndaj Tunizisë. Kane e dëmtoi kyçin e këmbës gjatë një përplasje me Asmir Begovic të Bournemouth.

Superstari u përpoq të kthehej në fushë, por pas një konsultimi të gjatë me mjekun e klubit, iu drejtua drejt tunelit të stadiumit, duke hedhur një shishe uji nën frustrim. Ky lajmi është një goditje e madhe për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate, i cili do të njoftojë skuadrën e tij të enjten për dy miqësoret e këtij muaji, larg, ndaj Holandës, dhe në shtëpi, ndaj Italisë. Kane pësoi dy lëndime të kyçit gjatë sezonit të kaluar dhe humbi 14 ndeshje.

Related posts

SHTOHEN PROBLEMET TEK REALI/ Portieri Courtois ka pësuar një dëmtim, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

REFUZOI FTESËN NË KOMBËTARE/ Xherdan Shaqiri “i mbyll gojën” kritikëve, ja çfarë POSTON

Delo.autor

“NDIZET DRITA JESHILE” TEK INTERI/ Ja dy lajmet e mira për Spalletin në prag të sfidës Europa League

Delo.autor

Leave a Comment