Futboll

Dhuna në futboll, UEFA kërkon dënime shembullore

Dhuna e shfaqur në 15 ditët e fundit në Greqi, Francë, Angli, e Spanjë nuk i ka lënë aspak indiferente UEFA-n e FIFA-n, të cilat kanë vendosur të ndërmarrin sanksione shembullore kundrejt tifozëve ultras dhe klubeve që nuk janë në gjendje që t’i kontrollojnë ato.

Por çfarë është më e keqja, ka klube që bashkëjetojnë me tifozerinë e dhunshme. Qeveria e futbollit evropian po mendon të modifikojë Kodin e saj të Disiplinës dhe të rrisë ndjeshëm masat e dënimit.

Flitet se masat e para që do të ndërmerren janë mbyllja e stadiumeve, ndalimi i tifozëve ultras që të ndjekin skuadrat në udhëtim, deri në përjashtim nga kompeticionet evropiane të atyre klubeve që bashkëjetojnë me tifozët e dhunshëm.

Javën e ardhshme do të mblidhet Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, që do të shqyrtojë rastet e incidenteve në Paris, në prag të sfidës mes PSG-së dhe Realit të Madridit. Në të njëjtën javë, UEFA do të mbajë një mbledhje me përfaqësues të federatave angleze, franceze e greke, ku do t’u kërkojnë informacione për atë çfarë ndodhi në fushën e Lilles, West Hamit dhe PAOK-ut.
UEFA do t’u kërkojë gjithashtu këtyre federatave që të ndërmarrin dënime shembullore ndaj këtyre klubeve, deri në përjashtimin e tyre nga kompeticionet evropiane.

https://youtu.be/eBe8JtJ5K9c

Related posts

GATI OFERTA PËR NAPOLIN/ E ardhmja për Elseid Hysaj është vendosur, në janar bashkohet me…

Isa.Autor

LICENSAT PËR DREJTOR SPORTIV/ Ish-kapiteni i Tiranës bëhet gati për detyrën e re (FOTO)

Delo.autor

FITUESI I KUPËS SË BOTËS/ Irritohet Griezman: Unë e meritoj që të jem në podiumin e “Topit të Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment