Futboll Shqipëri Sport

Hafizi: Te Partizani u ndje mungesa e Asanit, Kukësi duhej të synonte më shumë

Ish-trajneri Astrit Hafizi argumenton se ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit nuk u ngjit në nivelin që pritej edhe për faktin se skuadrat u treguan shumë të kujdesshme për të mos humbur këtë sfidë.

“Te Partizani mungoi aftësia individuale, për të kaluar kundërshtarin. U ndje mungesa e Asanit i cili për fatin e mirë të Partizani i ka këto aftësi, me raste edhe e tepron. Të them të drejtën isha përgatitur të prisja shumë nga kjo ndeshje, por dha pak”, shpjegoi Hafizi në “SuperSport”.

“Nuk pat larmi në lojën sulmuese, skuadrat ishin vendosur mirë në mbrojtje e mesfushë dhe kjo kufizoi skuadrat, sidomos nga Partizani. Edhe Kukësi sot duhej të synonte më shumë, të kërkonte më shumë meqë Partizani kishte vetëm një sulmues dhe probleme përpara. Një skuadër që pretendon për të dalë kampion, me 5 pikë mbrapa nuk mund të presë shumë. Pse të mos shfrytëzonte këto momente, se Kukësi është skuadër e mirë?”, tha Hafizi.

Related posts

Cristiano Ronaldo i mërzitur tek Real Madridi, ja kush është arsyeja

Q.Autor

Dy lojtarët të Kombëtares nuk ia dalin, ekpi i njohur italian bie nga kategoria

Sadik.Autor

FENOMENAL CR7/ Mbetet lideri i “Los Blancos” për 2018 dhe i dyti tek Juventus në 4 muaj

Delo.autor

Leave a Comment