Futboll

Ancelotti flet për mundësinë e drejtimit të Italisë

Ancelotti ka këshilluar Federatën e Italisë që të presë para se të emërojë një trajner në krye të Kombëtares.

Carlo Ancelotti, që në të kaluarën ka drejtuar klube si Milani, Real Madridi, Chelsea, Bayern Munichu etj.. është një ndër kandidatët më serioz për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë.

Por, trajneri italian, që në fillim të sezonit u shkarkua nga Bayern Munichu, ende nuk e di çfarë të bëjë, teksa ka këshilluar Federatën që të mos ngutet me përzgjedhjen e trajnerit.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë”, tha ai për radio “Anch’io Sport”.

“Telefonata nga klube dhe nga Italia? Le të themi se nuk ka pasur! Është ende herët për të marrë një vendim”.

“Drejtimi i Italisë? Nuk është edhe e pamundur. Tani për tani, është e nevojshme për Kombëtaren që të presë. Jam zyrtarisht me kontratë ende dhe ka edhe trajnerë tjerë që ende po punojnë dhe nuk mund të kontaktohen nga Federata”.

“Federata e Futbollit të Italisë duhet të presë, deri atëherë, do të monitorohet puna edhe e Di Biagios”, theksoi mes tjerash Ancelotti, dëshira e të cilit është që t’i stërvit lojtarët çdo ditë, diçka që nuk mund të ndodhë me Kombëtare.

Related posts

“Corriere dello Sport” dhe “Daily Mail” zbulojnë trajnerin e ri të Chelsea

Sadik.Autor

“SPIUNON” NGA BRAZILI PËR REAL MADRIDIN/ Vinicus Jr: Yjet ekipit nervozohen kur flasin për…

Delo.autor

Epoka e Messit dhe Ronaldos, Roberto Carlos tregon ndryshimin mes dy ‘jashtëtokësorëve’

Q.Autor

Leave a Comment