Futboll

3 interistë, 1 juventin dhe Salah… zbulohet renditja e lojtarëve që kanë rritur vlerën e tyre

Janë të shumtë lojtarët që nga shtatori e deri më sot kanë rritur vlerën e tyre në merkaton mes 5 kampionateve kryesore të Europës. CIES, qendra që merret me studimin e statistikave të futbollit, ka bërë në studim e përjavshëm, klasifikimin e atyre lojtarëve që kanë rritur vlerën e tyre. Në vendin e parë është Mohamed Saha, që ka kaluar nga 88,1 milion euro të shtatorit te 162,8 të marsit. Në vendin e dytë është Ederson, që tani vlen 74,4 milionë më shumë dhe Leroy Sane, 63 milionë euro më shumë.

Lojtarët e Serisë A të pranishëm në Top 50 janë, Milinkovic Savic (nga 29,8 milionë në 40,5) në vendin e nëtë, Alisson në të 11-in (nga 7,7 në 45,2), Koulibaly në të 17-in (nga 24,5 në 46,3), Mauro Icardi i 25-ti (nga 72,8 në 100,9), Skriniar i 37-ti (nga 24,5 në 46,3) dhe Matias Vecino i 40-ti (nga 24,5 në 45,5). E mbyllin Bentancur i 44-ti (nga 16.4 në 36) dhe Dries Mertens i 50-ti (nga 68,9 në 87).

TOP 10 
1 Momo Salah: nga 88,1 milioni në 162,8, +74,7 rritje
2 Ederson: nga 24,3 në 98,7, + 74,4
3 Leroy Sané: nga 88,2 në 151,2, +63
4 Kylian Mbappé: nga 133,8 në 188,5, +54,7
5 Gabriel Jesus: nga 52,8 në 105,9, +53,1
6 Joe Gomez: nga 9 në 57,3, +48,3;
7 Paulinho: nga 10 në 52,4, + 42,4
8 Davinson Sanchez: nga 35,4 në 77,6, +42,2
9 Milinkovic-Savic: nga 29,8 në 70,5, + 40,7
10 Florian Thauvin: nga 43,9 në 82,3, + 38,4

Related posts

NDARJA NGA WANDA NARA NUK MJAFTON/ Icardi është gati të gjobitet nga PSG-ja. Zbulohet motivi…

Delo.autor

Rakitic: Nëse ky futbollist largohet nga Barça, atëherë….

Q.Autor

“GABIMI I MADH NË KARRIERË ËSHTË QË NUK LUAJTA PËR TURQINË”/ Mesfushori Ozil: Gjermania të shfrytëzon vetëm atëherë kur…

Delo.autor

Leave a Comment