Futboll Seria A Sport

MOVIOLA E MILAN-NAPOLI/ Giroud nuk lëviz, i diskutueshëm anulimi i golit (VIDEO)

Moviola e Milan-Napoli përqendrohet në minutën e 90-të kur Kalulu prek një top në zonën rivale. Zhezus ndërhyn nga toka pasi ishte rrëzuar paraprakisht në një duel me Zhiru që i gjendet pas shpine.

Pikërisht pozicioni i sulmuesit të Milanit mjafton për të anuluar golin. Sipas interpretimit të arbitrit Masa, Zhiru është në pozicion aktiv, pavarësisht se nuk ndërhyn për topin e as përpiqet ta bëjë diçka për ta përvetësuar.

Francezi nuk largohej dot nga aty ku ndodhej e nuk merr pjesë vullnetarisht në aksion, por pozicioni i tij u cilësua si i dëmshëm për Zhezusin që duke ndërhyrë te topi, ia shërbeu atë Kesit që shënoi. Episodin e ka analizuar edhe Luka Mareli, ish-arbitër dhe aktualisht moviolist për rrjetin “DAZN”.

“E kam të vështirë të kuptoj arsyen e anulimit të golit. Nuk kishte kontakt dhe Zhiru nuk mund të bënte asgjë për të mos qenë aty ku u ndodh. Në të tilla raste arbitri merr vendime, por ka hapësirë për diskutim.

Nuk shoh nga Zhiru asnjë lëvizje që mund të ndikojë te ndërhyrja e Zhezusit, për më tepër që të dy lojtarët në fjalë ishin në tokë për shkak të një dueli nga i cili askush nuk doli fitimtar. Ndëshkimi me pozicion jashtë loje është i diskutueshëm”, tha Mareli.

Related posts

RRËFEN DIÇKA TË PAZAKONTË/ Klopp tregon stadiumin që urren: Atmosfera atje është absolutisht e “çmendur”…

Delo.autor

‘Bëmë baba të të ngjaj’, shihni spektaklin që dhuron djali i Cristiano Ronaldos

Q.Autor

CHAMPIONS/ MESSI “fundos” Tottenham, INTERI fiton me përmbysje ndaj PSV

Isa.Autor

Leave a Comment