Futboll Kategoria Superiore Sport

NDËRHYRJA E ASHPËR NDAJ RRAPAJT/ “Dhimbje koke” për Longon, mesfushori i Kukësit mbyll vitin

Ardit Hila ishte mjaft luftarak dje në fushë dhe i gjithë agresiviteti i tij pati një faturë jo të vogël. Mesfushori ndërhyri ashpër ndaj Arinaldo Rrapajt në minutën e 34-t dhe gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e verdhë.

Kështu, ish-mesfushori i Partizanit plotësoi numrin e katër ndëshkimeve të tilla dhe sipas rregullores dënohet për ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë.

Me këtë ndëshkim mund të themi se Ardit Hila i merr pushimet më parë se pjesa tjetër e skuadrës, pasi ndaj shkodranëve është beteja e fundit për këtë vit kalendarik. Hila ka luajtur në 13 sfida me Kukësin këtë sezon dhe ka mundur të shënojë edhe një gol.

Related posts

U LARGUA NG PAS GIANNINA/ Andi Lila shumë pranë klubit të Superiores…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ “Gjelat” përfitojnë një penallti, ylli Mbappe ndëshkon Belgjikën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Serxho Ramos thumbon Barcelonën dhe Bajernit: Ne flasim në fushë!

Sadik.Autor

Leave a Comment