Futboll Sport

PREZANTON PROJEKTIN PËR BOTËRORIN ÇDO DY VITE/ Infantino: Ndoshta UEFA nuk i ka parë numrat…

Gianni Infantino dhe Arsene Wenger prezantojnë projektin e kampionatit botëror çdo dy vjet: “Dua të sqaroj se prestigji i një kompeticioni – thotë presidenti i FIFA-s në konferencën për shtyp – si kampionati botëror nuk varet nga frekuenca e tij. Përndryshe ne mund te luanim çdo dyzet vjet. Boterori është prestigjioz për cilësinë që ofron dhe impaktin që ka në mbarë botën.

Për faktin që e ndjekin katër miliardë njerëz. Studimet që kemi porositur tregojnë se nuk do të kishte asnjë problem jo vetëm për botën në aspektin e ndikimit ekonomik pozitiv, por që i gjithë ekosistemi i futbollit do të merrte përfitime shumë të qarta.

Siç thonë anglezët, sa më e madhe të jetë torta aq më shumë feta për të gjithë.

Përsa i përket UEFA-s, mbase nuk i kanë parë numrat: sot prezantuam ato ekonomike, e kemi përshtatur kalendarin duke marrë parasysh këndvështrimet e klubeve europiane që duan të luajnë të gjitha kualifikueset në një muaj, kemi bërë analiza nga më të mirat në botë.

Tani mund të vazhdojmë të flasim për diçka shumë më konkrete. Ajo që ka rëndësi është të arrijmë, në fund të diskutimit, me diçka më të mirë se ajo që kemi sot”.

Related posts

REVOLUCION PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS/ Juventusi nxjerr në shitje Pjanic për blerjen e bujshme…

Delo.autor

TRONDITET PORTA/ Shënohet goli i parë në ndeshjen Chelsea – Man United (VIDEO)

Isa.Autor

Nottinghami befason Arsenalin, ja autori i golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment