Gossip Sport

“ISHTE NJË DASMË HORROR”/ Dadoja tregon të pathënat për Wanda Narën: Më detyroi të…

Nuk ka paqe për Uanda Narëm. Pas telenovelës me Çina Suarez dhe krisjes së marrëdhënieve me bashkëshortin Mauro Ikardi, një tjetër lajm ka shokuar mediat.

Në televizionin “America TV” Analia Albarado ka ngritur një akuzë ndaj ish-shefes së saj Uanda. Analia foli për marrëdhënien e Uandës me Ikardin, por dhe një komplot për ish-bashkëshortin Maksi Lopez.

“Fillova të punoja për Uandën kur ajo po ndahej nga Maksi Lopez. Isha e pranishme në dasmën me Ikardin. Më dukej si një dasmë horror. Kisha frikë sepse ndodhën gjëra që nuk i kisha imagjinuar kurrë.  Ajo donte që të flisnim keq për Maksin. Gjithashtu donin ta dërgonin në burg në mënyrë që të mos shihte fëmijët.”

Analia punonte si dado për fëmijët e Uandës dhe e ka hedhur në gjyq për 128 mijë euro. Në akuzë përfshihen: punë e paligjshme, nënshtrim, ngacmim dhe persekutim.

Modelja akoma nuk ka reaguar rreth këtij fakti që ka tronditur mediat dhe fansat e çiftit.

Related posts

Merr fund drama në Turqi: Galatasaray shpallet kampion

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Nga simulimi për penallti tek festa e golit të Barellës, veprimi i Immobiles bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pjesa e dytë nis zjarr, Perisic ndëshkon Çekinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment