Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ VENEZIAS/ Probleme për Hysajn, mbrojtësi rrezikon të mbyllë vitin para kohe

Elseid Hysaj mund të mbyllë vitin para kohe me Lacion dhe të kthehet vetëm në ditët e para të janarit përsëri në fushën e lojës. Nga përtej Adriatikut bëjnë të ditur se mbrojtësi kuqezi, mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit që kanë lacialët në Serinë A për vitin 2021.

Në mesjavë, Lacio përballet me Venecian dhe do të dëshironte që të merrte një fitore për të mbyllur sa më mirë një vit kalendarik me shumë luhatje. Por ekipit do t’i mungojë me shumë mundësi Imobile (i izoluar pasi ka rezultuar pozitive ndaj COVID bashkëshortja e tij) si dhe Hysaj.

Mbrojtësi ka pasur probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe nuk ka zhvilluar pjesën taktike të stërvitjes me ekipin, duke punuar veçmas. Në këtë mënyrë, Hysaj shihet si një mungesë e sigurt për këtë ndeshje, pasi klubi nuk do të dëshironte kurrsesi që të rrezikonte gjendjen e tij. Ndaj ai pritet të kthehet vetëm për ndeshjen e 6 janarit ndaj Empolit.

Related posts

SHOKOHET INTERI/ Pas VIDALIT dhe MODRIC dështon edhe një tjetër SUPER transferim

Isa.Autor

VUAN NGA SËMUNDJA VDEKJEPRURËSE/ Reagon Maradona: Është e tmerrshme, nuk po…

Delo.autor

BOLT DEBUTIMI NË FOOTBALL/ Mund të luajë me kombëtaren e Xhamajkës

Isa.Autor

Leave a Comment