Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Conte qëndron pas hezitimit të Dembele për të rinovuar me Barcelonën

Tottenham ëndërron shumë, sepse dëshiron të ngjisë pozicione në Premier League nën drejtimin e Antonio Conte. Për këtë arsye, drejtori sportiv Fabio Paratici është sigurisht ndër më aktivët në të gjithë panoramën europiane të futbollit. Dy prioritete për londinezët, të zbuluara nga “Tuttomercatoweb.com”: një qendërmbrojtës dhe sulmues anësor.

Merkatoja e “Spurs” për muajin janar ka prioritet: një sulmues i dytë për t’u vënë përkrah Heung-Min Son, pas Harry Kane. Ëndrra është Ousmane Dembelé, të cilit i skadon kontrata me Barcelonën në verë. Tottenham ka kohë që është në kontakt me përfaqësues të francezit, ndërsa klubi Blaugrana nuk heq dorë nga rinovimi.

Për Dembele pati vlerësime të rëndësishme nga Laporta dhe trajneri Xavi, por për Paratici dhe Conte është emri i parë në fletoren e dëshirave. Në janar nuk përjashtohet që katalanasit ta shesin, pas mbylljes së marrëveshjes së Ferran Torres të Manchester City.

Related posts

“NE JEMI NJË”/ Presidenti Duka: Forca e skuadrës është grupi, Shqipëria gati për Europianin

F.autor

50 FITORE E ASNJË HUMBJE NË KARRIERË/ Rikthehet Mayweather, shkon në Japoni për të siguruar sfidën e radhës (VIDEO)

Delo.autor

Mbrojtësi shqiptar iu bë hije Dzekos, merr vlerësim të lartë

Isa.Autor

Leave a Comment