Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Pritet të luhet në “Air Albania”, ja sa bileta janë shitur për Derbin e Kryeqytetit…

Sonte në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” luhet derbi i fundit i kryeqytetit për këtë vit kalendarik.

Partizani luan si pritës ndaj Tiranës në një ndeshje që i gjen skuadrat në gjendje të ndryshme, por të dyja kanë nevojë të madhe për mbështetjen e tifozëve, sidomos në një sfidë të tillë.

Shitja e biletave ka ecur me ritme të kënaqshme. Gazeta ka mësuar se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 5 mijë të tilla. Biletat mund t’i siguroni në biletarinë në “Selman Stermasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.

Por, ka edhe një risi. Klubi i kuq bën me dije se është hapur më në fund sporteli në “Air Albania” dhe biletat mund të sigurohen edhe atje, nga ora 10:00 deri në 18:00. Ditën e ndeshjes biletat pranë stadiumit “Air Albania” mund t’i blini nga ora 10:00 deri në 17:00.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ylli i Serisë A nxirret në shitje, kushton 60 milionë euro. Ja emri…

Delo.autor

ZGJIDHET PAS 35-VITESH MISTERI I VRASJES SË FUTBOLLISTIT ITALIAN/ E organizoi e dashura se nuk donte të martohej

F.autor

LIVE/ SHQIPËRI-SKOCI: Traversa shpëton kuqezinjtë nga pësimi i golit të pestë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment