Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Largim me peshë nga skuadra, Teuta njofton “divorcin” me yllin e ekipit

Sherif Kallaku nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Mesfushori 24-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij në formulën e huazimit nga klubi bregdetar teksa do të bashkohet sërish me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kampion aktual i Shqipërisë, teksa ka shkruar nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, një falënderim për gjashtë muajt e kaluara me fanellën blu duke i uruar dhe suksese në karrierën e tij futbollistike.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

Njoftim i klubit!

Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelli, falenderojm futbollisti Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi. Pas 6 mujash me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive. KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutes dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike.”

Related posts

PAS KRITIKAVE TË ASHPRA PËR SIMULIMET/ Neymar: Kur humb Brazili, pesha bie mbi…

Delo.autor

“JEMI TË KËNAQUR…”/ Trajneri i Norwich City me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Delo.autor

E RËNDË/ PËRPLASJA rezulton fatale, piloti francez NDAHET NGA JETA

Isa.Autor

Leave a Comment