Futboll Sport

KAMPION I BOTËS NË 2006/ Cannavaro realizon arritjen e madhe për Krishtlindje, Luca Toni “e akuzon”

Një seri fotografish për të dokumentuar atë që ka qenë arritja e tij për Krishtlindje.

Po flasim për Fabio Cannavaro, ish-mbrojtës dhe trajner, që ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale për të treguar atë që ka bërë këto ditë. Në Instagram, kampioni i botës 2006 ka treguar se çfarë ka bërë me biçikletën e tij.

Cannavaro ka përshkuar distancën prej 254 kilometrash, ose më saktë atë që ndan Napolin e tij me Romën. Gjithçka, me dy rrotat të fotografuara në imazhe të ndryshme.

Ish-yllit të Italisë i janë dashur 7 orë dhe 43 minuta, siç ka shkruar ai në postim. Në fotografi shihet një kënaqësi e madhe për arritjen e realizuar me sukses, që ka marrë edhe shumë komente.

Mes të shumtëve që kanë dashur të lënë “një mendim” për Cannavaro-n ka qenë edhe Luca Toni që ka bërë shaka mbi faktin se ish-shoku i kombëtares po përdorte një biçikletë elektrike për t’ia bërë më të lehtë punën vetes.

Related posts

SPALLETI DEBUTON ME FITORE TE JUVJA/ Bardhezinjtë thyejnë Cremonesen

F.autor

ISH-ZV. PRESIDENT I KLUBIT TË SUPERIORES/ Kush është biznesmeni që u kap me armë dhe çantën plot me para

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda optimist: Duhet te logjikojmë si të…

Delo.autor

Leave a Comment