Futboll Premier League Sport

“NUK JAM NJË DIKTATOR”/ Arteta dhe rasti i Aubameyang: Ja çfarë kërkoj unë

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për pezullimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nuk po merr pjesë në stërvitjet me Topçinjtë dhe është lënë jashtë ekipit.

Një situatë që ka ardhur për shkak të problemeve disiplinore që kanë çuar, në fillim në humbjen e shiritit të kapitenit nga ana e sulmuesit dhe më pas nga përjashtimi nga skuadra.

Sipas Evening Standard, trajneri i londinezëve ka dashur të theksojë arsyet që e kanë shtyrë ta marrë këtë vendim.

“Nuk po kërkoj të vendos pushtetin tim me një regjim diktatorial”, ka dashur të saktësojë Arteta.

“Kërkoj vetëm respekt për korrektësinë. Kjo është ajo që kërkoj. Nëse nuk e kërkon në këto nivele, mund të bësh valixhet dhe të largohesh. Më vjend keq, por kjo është ajo që kërkoj dhe pretendoj, edhe nga vetja”, ka thënë trajneri i Arsenal-it.

“Ditën që nuk do ta bëj, do të largohem. Besoj se diskutimi është shumë i thjeshtë. Kur do të përfaqësosh një klub si ky, historik, ka vetëm një gjë për të bërë dhe kjo është rruga”.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Sterling kalon në epërsi “Qytetarët”

Delo.autor

Franck Ribery drejt largimit nga klubi bavarez

Sadik.Autor

EURO 2020/ Sensi në një anë, spanjolli përgjigjet me një goditje alla Zidane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment