Futboll Seria A Sport

“FAKTI ËSHTË SE…”/ Sacchi zbulon problemin e Napoli-t dhe parashikon një surprizë në garën për Champions

“Napoli? Ndjesia tani është se nuk është një skuadër”.

Ky ka qenë komenti i Arrigo Sacchi-t në lidhje me vështirësitë që po kalon skuadra e Spalletti-t.

“Mungesa e Osimhen ndihet sepse kanë rënë të tjerët. Fakti është se të fitosh në Napoli është shumë e vështirë. Lojtarët duhet ta kuptojnë se suksesi lind gjatë javës, me punë në stërvitje. Është një çështje mentaliteti”, ka thënë ish-trajneri për Gazzetta dello Sport.

Në lidhje me garën për 4 vendet e para në Serinë A:

“Shikoj Inter-in para të gjithëve, më pas vjen Milan nëse kthehet ai i mëparshmi. Për vendet në Champions do të luajnë Napoli, Atalanta dhe Juventus.

Surpriza e mundshme? La Fiorentina. Italiano i ka dhënë siguri skuadrës. Skuadra luan mirë, ka guxim. Mund të futet në garë për Champions-in, edhe pse të tjerat janë më lart për sa i takon vlerave teknike”.

Related posts

ITALIA JASHTË “KATAR 2022”? Mancini nuk ka aspak frikë: Ka momente, ndonjëherë në jetë…

Delo.autor

Largohet nga Arsenali/ Lojtari i njohur anglez drejt klubit të famshëm në Stamboll

Isa.Autor

Roma- Liverpool/ “Verdhekuqët” barazojnë shifrat në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment