Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Në Madrid e bëjnë fakt të kryer, Reali transferon kampionin e Europës

Reali i Madridit po ndjek me vëmendje atë çfarë po ndodh me mbrojtësin e Çelsit, Antonio Rydiger. Gjermani nuk ka rinovuar me londinezët dhe gjasat që ai të rinovojë janë shumë të pakta.

Kontrata e tij me Çelsin skadon verën e vitit 2022, por në harkun e një jave ai është një lojtar i lirë për të biseduar dhe nënshkruar me çdo klub të mundshëm.

Në Madrid janë të bindur se Rydiger do t’i bashkohet klubit “Los Blancos”, teksa ata kanë bërë gati dhe formulën e transferimit të mbrojtësit gjerman.

Rydiger i kërkon 12 milionë euro në sezon Çelsit për të rinovuar, ndërsa londinezët nuk i japin më shumë se 8.5 milionë. Reali është në pritje, sikurse janë dhe klube të tjera si Bajerni ose PSGja.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë te Reali. Gazeta pretendon se Rydiger ka pasur kontakte me disa lojtarë të Realit.

Kros, Kurtua e Hazard kanë biseduar me mbrojtësin gjerman të Çelsit, duke e bindur të shkojë në Madrid. Dhe, me sa duket ata ia kanë arritur t’i marrin një “po” paraprake mbrojtësit të Çelsit.

Related posts

ËNDËRROJNË TIFOZËT “BARDHEZINJ”/ Juventus e kërkon prej vitesh, gati të marrë kampionin e botës…

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona tronditet para Atletikos, ja mungesa e madhe

Isa.Autor

DEBUTOI 60 VJEÇ NË CHAMPIONS NË AMERIKËN E VERIUT/ Zv. presidenti i Surinamit u shpërndan para rivalëve pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment