Futboll Kategoria Superiore Sport

STOLI I “DEMAVE” ËSHTË BOSH/ Jasir Asani bën propozimin e tij: Profesor, ti e di kush është Partizani

Pritet vetëm zyrtarizimi por Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Tekniku ka vendosur të largohet nga të kuqtë të cilët po e mbyllin vitin pa trajner dhe në kërkim të një emri të ri për të marrë drejtimin.

Por Jasir Asani e di se cili është emri që duhet të ulet në pankinën e të kuqve. Ish-sulmuesi i Partizanit, në një postim në rrjetet sociale ka bërë propozimin e tij.

“Profesor, ti e di kush është Partizani sepse ti e riktheve lavdinë S.G”, shkruante Asani në këtë postim, ku kishte vendosur foton e tij me Skënder Gegën. Me sa duket, sulmuesi shpreson të shohë përsëri Gegën në pankinën e të kuqve, të cilët ai i drejtoi për një vit në të cilin i ktheu ekipit titullin kampion.

Related posts

PRAPASKENA/ Ja arsyeja e vërtetë pse Man United nuk e shet Anthony Martial

Isa.Autor

VAZHDON KOLAPSI TEK REAL MADRIDI/ Ish-Presidenti i “Los Blancos” zbulon: Ja kur prezantohet traneri i ri

Delo.autor

JUVE PO VJEN/ Likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur

F.autor

Leave a Comment