Futboll Sport

“KAMORRA, JO FALEMINDERIT”/ Tifozët e klubit italian protestojnë kundër drejtuesve të rinj

Ndryshimi i pronësisë në një klub italian ka sjellë një protestë të ashpër të tifozerisë së skuadrës. Groseto e Serisë C do të ketë pronarë të rinj që nga java e ardhshme, por kjo nuk i ka pëlqyer mbështetësve të skuadrës.

Tifozët kanë bërë të qartë mendimin e tyre me një parullë të vendosur në hyrje të fushës stërvitore. “Kamorra, jo faleminderit’, ishin fjalët e shkruara në parullë gjigande.

Këto fjalë i referohen presidenti të ri, Nikola Di Mateo, i cili është i padëshiruar për tifozët pasi në vitet kur ishte drejtues i Teramos, kishte lëshuar disa deklarata jo shumë të këndshme. “Kamorra është një mënyrë jetese”, kishte thënë ai në detyrën e tij të mëparshme, duke justifikuar deri diku aktivitetin mafioz.

Related posts

NË PRAG TË REVANSHIT NDAJ WILDER/ Flet Tyson Fury: Të gjithë e dinë se të kam….

Delo.autor

LIVE/ Po luhet super sfida Juventus-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

“DO JËNË MË TË…”/ Tokio nuk “tërhiqet” nga Lojërat Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment