Futboll La Liga Sport

OPERACIONI “FSHESA”/ Nuk bëjnë pjesë në planet e Ancelottit, Real Madrid nxjerr gjashtë lojtarë në shitje

Reali i Madridit është gati të bëjë shumë ndryshime në merkaton e janarit, pasi në listën e largimeve ka vendosur gjashtë lojtarë. Dhe pse ka disa probleme me titullarët në ekip, Ançeloti sërish mendon të largojë lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Emrat që priten të largohen nuk janë të panjohur për futbollin europian. Kapiteni i ekipit, Marcelo, është një prej lojtarëve që pritet të largohet në merkaton e janarit. Braziliani e ka humbur vendin e formacionit që prej ardhjes së francezit Mendi dhe kështu vetë lojtari kërkon të transferohet në një ekip ku të gjejë më shumë hapësira.

Për sa i përket hapësirave, kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard, i cili u transferua për 100 milionë euro nga Çelsi në 2019, është një prej atyre lojtarëve që pritet të largohet në janar. Në Angli shikohet një rikthim te “blutë” e Londrës dhe duket se tifozët e kërkojnë transferimin e tij në Stemford Brixh. Por edhe Uest Hem dhe Everton janë gjithashtu në garë për shërbimet e 30-vjeçarit.

Emrat e tjerë që mendohen të largohen nga skuadra këtë merkato janë Garet Bejl, Isko, Mariano Diaz dhe Luka Joviç. Këto largime do ta ndihmojnë Ançelotin të afrojë në ekip emrat të cilët i kërkon me ngulm verën e ardhshme.

Related posts

CONTE DËSHIRON PËRFORCIME NË MERAKTO/ Ja dy lojtarët që ka zgjedhur të sakrifikojë

Delo.autor

PLEJADË LEGJENDASH/ “Dita e Maldinëve”: Djemtë e Paolos sfidohen në miqësoren e MILANIT

Isa.Autor

VIDEO/ Tmerr në PSG-Lyon, Mbappe pa ndjenja në fushë

Q.Autor

Leave a Comment