Futboll Sport

“GLOBE SOCCER”/ Kylian Mbappé i mposht të gjithë, shpallet “mbreti” i vitit 2021

Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Mohamed Salah, Kylian Mbappé. Ata ishin të nominuarit për lojtarin e vitit në “Globe Soccer”. Fitues është Mbappé, sulmuesi i Francës dhe Paris Saint-Germain. “Është kënaqësi të jem këtu në Dubai, – shpjegoi ai nga skena e “Globe Soccer”, – është një çmim i madh për mua.

Falënderoj Paris Saint-Germain që besoi tek unë në këto pesë vite. Falënderoj Francën, ata që punojnë me mua, familjen time që ndodhet këtu. Ky çmim është një motivim i madh, shpresoj të jem sërish këtu dhe të fitoj individualisht dhe kolektivisht. Dua të shkruaj historinë e futbollit, tani jam ndër më të mirët. Megjithatë, gjithmonë dua të bëj edhe më mirë”.

Related posts

KALENDARI I SERIE A/ Përcaktohet data e derbit INTER-MILAN (FOTO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E VLAHOVIC/ Probleme për rinovimin e kontratës me Juventusin

F.autor

Nis derbi i Milanos për sulmuesin e holandez që po shkëlqen në futbollin francez

Sadik.Autor

Leave a Comment