Futboll Sport

PRANË “DIVORCIT”/ Lideri i mesfushës së Milanit akord me Totenhemin

Frenk Kesi është i grumbulluar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë për Kupën e Afrikës dhe me gjasë do t’i mungojë Milanit për ndeshjet e janarit.

Rikthimi i tij në shkurt do të jetë një ndihmesë për ekipin, por përbën edhe një lajm të keq për tifozët. Në fakt, me sa duket, 24-vjeçari ka vendosur për t’u larguar falas nga klubi aktual.

Ai ka refuzuar 6 milionët sezonalë te “Djallit” dhe sipas mediave franceze ka një akord me Totenhemin që i garanton 8 milionë në vit.

Tani pritet vendimi i “Spursa”-ve që mund t’i bëjnë një ofertë modeste Milanit për ta pasur mesfushorin nën urdhrat e Kontes që në fazën e dytë. Në të kundërt, Kesi do të mbyllë sezonin me kuqezinjtë për të qenë më pas i lirë në verë.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposht Universitateas falë Zarubica dhe hedh një hap drejt historisë

Delo.autor

Zyrtare: Bartra largohet nga Borussia Dortmund

Q.Autor

E TRISHTË/ Shuhet gazetari i mirënjohur sportiv i Fierit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment