Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Zbulohet mashtirmi i Dani Alves te Barcleona, publikohen mesazhet me Bartomeun (FOTO)

Futbollistit brazilian, Dani Alvesh, i është hedhur poshtë deklarata e mëparshme që ka bërë, ku shprehej se nuk do të negocionte kurrë me Barcelonën për sa kohë në krye të klubit do të ishte Hosep Maria Bartomeu, Mashtrimi i tij ka dalë në shesh pasi janë zbuluar disa biseda që këta të dy kishin pasur në 2019.

Pas asaj humbjeje me Liverpul në maj të 2019, ku Barcelona u mposht me rezultatin 4-0, Dani Alvesh ka pasur një bisedë në WhatsApp me presidentin e klubit në atë periudhë, Bartomeu. Sipas mesazheve të publikuara nga Culemania, braziliani i ka kërkuar ish-presidentit që të rikthehej në ekipin e Barcelonës. Përgjigja e Bartomeu ishte pozitive dhe se ishte i gatshëm që ta rikthente mbrojtësin në Katalunja.

Dani Alves: “Z. President, a është gjithçka në rregull? Unë dua të kthehem atje [Barcelonë], dua të kthehem në shtëpi dhe të luaj në Kupën e Botës 2022 si lojtar i Barcelonës! Le ta lëmë mënjanë krenarinë tonë, na duhet njëri-tjetri dhe ne të dy e dimë këtë!”

Bartomeu: “Përshëndetje Dani. Nuk ka probleme me kthimin tuaj, por duhet të jetë me dëshirën e trajnerëve. A keni folur me Abidal? Përqafim i fortë. Barto.”
Dani Alves: “Mund të flas me të nëse dëshiron!”

Bartomeu: “Unë do të flas me Abi dhe ti me njerëzit e tu.”

Por kjo marrëveshje nuk u arrit dot nga ana e Abidal dhe trajnerit të asaj kohe Ernesto Valverde.

Related posts

KUALIFIKUESET EURO U-21/ Danimarka fiton me Austrinë, evlefshme për Grupin B

Delo.autor

De Gea është objektivi kryesor i PSG-së.

Q.Autor

MIQËSORE/ Bomberi Muriqi shkruan historinë me Kosovën, “SHKATËRRON” San Marinon me “POKER”

Delo.autor

Leave a Comment