Futboll Seria A Sport

PAS “ÇËSHTJES ICARDI”/ Inter nuk ka më njeriun e penalltive, ja dështimet

Fati i keq përndoqi Interin në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt. Dy nga katër të ndëshkuarit më parë me kartonë të verdhë u ndëshkuan edhe në sfidën e të enjtes, e vlefshme për takimin e parë të fazës së radhës në UEFA Europa League dhe nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e kthimit.

Asamoah e Lautaro do të jenë dy mungesa të rëndësishme. Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas ai që arriti të sigurojë një penallti të dyshimtë, por të shpërdoruar nga Brozovic. Ky i fundit ekzekutoi nga pika e bardhë, por u ndal nga portieri kundërshtar, duke bërë që Inter të mos shkojë dot përtej barazimit 0-0.

Një dështim që veç faktit se shpërdoroi shansin për të siguruar fitoren, thelloi dyshimet mbi atë që do të jetë njeriu i penalltive te Inter në këtë periudhë të fundit.

Pas çështjes Icardi, kapiteni zikaltër normalisht nuk është prezantuar më te pika e bardhë e 11-metërshit. Penalltia e fundit e realizuar nga Mauro ishte ajo kundër Lazios në Kupën e Italisë.

Nga ai moment e tutje, tre penallti të akorduara në favor të Inter janë ekzekutuar nga tre futbollistë të ndryshëm. E para e transformuar në gol nga Lautaro Martinez, në Europa League në Vienë kundër Rapid.

E dyta mban firmën e Perisic në ndeshjen kundër Fiorentinës, ndërsa e fundit është lajm aktualiteti, me Brozovic që gaboi ndaj Eintracht. Tashmë trajneri Spalletti duhet të marrë një vendim për të përzgjedhur pikën e referimit për penalltitë.

Related posts

NJË NGA BOMBERAT E “KUQEZINJVE”/ Theo Hernandez në historinë e “Djallit”, kalon legjendën Serginho

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT NË RREZIK/ Klubi Tirana: Ja çfarë duhet të ndodhë me ndeshjen

Delo.autor

ZBULON DËSHIRËN E MADHE/ Koeman: Do ta doja Mbappe tek Barcelona, një nga më të mirët në botë

Delo.autor

Leave a Comment