Futboll Premier League Sport

SOUTHAMPTON ZGJEDH 5 NDESHJET E VITIT/ Dy prej tyre kanë protagonist absolut Armando Brojën

Armando Brojës i janë dashur shumë pak muaj që të kthehet në nja nga lojtarët vendimtarë te Sauthempton. Aq vendimtar sa më paraqitjet e tij ka bërë të mundur që klubi të sigurojë paraqitje mbresëlënëse gjatë vitit 2021. Kjo shihet qartësisht edhe nga lista me 5 ndeshjet që vetë klubi ka zgjedhur si më domethënëset e vitit që sapo u mbyll, pasi në 2 prej tyre është protagonist edhe sulmuesi shqiptar.

Ndeshja që mban vendin e tretë në këtë renditje është ajo e pak ditëve më parë, kur Sauthempton fitoi 3-2 në fushën e Uest Hem duke thyer një mallkim që zgjaste që kur drejtimin e skuadrës e kishte marrë Hasenhutl i cili nuk kishte fituar asnjëherë ndaj tyre. Në atë ndeshje, Armando Broja ishte protagonist absolut duke fituar një penallti dhe duke u votuar si një nga më të mirët edhe pse nuk gjeti rrugën e rrjetës, pasi terrorizonte mbrojtjen kundërshtare duke i detyruar të merrnin kartonë të verdhë me çdo aksion të tijin.

Ndërkohë, në vendin e dytë është ndeshja e Kupës së Ligës, ku skuadra e Sauthempton fitoi me shifrat 8-0. Armando Broja shënoi dy golat e tij të parë për klubin, në atë që ishte fitorja më e thellë në transfertë në historinë e Sauthempton.

Related posts

Harry Kane do të qëndrojë te Tottenham, për të paktën edhe një vit

Q.Autor

Në “ashensorin” e Botërorit, ja dështimet dhe zbulimet e “Rusia 2018” (EMRAT)

Isa.Autor

PAS MARRËVESHJES/ Blerja e re e Interit vjen paketë dy në një

Delo.autor

Leave a Comment