Gossip Sport

FUTBOLLISTI DHE GJYQTARJA BUKUROSHE/ Dashuria e pazakontë që lindi pas një kartoni të kuq

Futbollistët dhe gjyqtarët zakonisht urrehen. Por situata mund të ndryshojë kur “xhaketën e zezë” e mban të veshur një gjyqtare si Shona Shukrula. Kush ka nevojë për provë, të pyesë të dashurin e saj, futbollistin Xhef Hardeveld i cili u dashurua me të pas… një kartoni të kuq.

Hardeveld ishte në fushën e lojës në ndeshjen e kategorisë së dytë holandeze mes Emen dhe FC Eindhoven në gusht kur u ndëshkua me karton të kuq. Ai po linte fushën e lojës dhe në ato momente u shkëmbye me gjyqtaren e katërt të sfidës, pikërisht bukuroshen Shona, e cila mban stemën e FIFA-s që nga viti 2017.

Një dialog i shkurtër, një shkëmbim numrash telefoni dhe më pas lindi një histori mes të dyve, të cilët janë shfaqur me të dashuruar se kurrë në postimet e fundit që kanë bërë nga Itali, ku kanë kaluar festat e fundvitit.

Related posts

“AI MUND TA BËJË DALLIMIN”/ Flet Zinedine Zidane: Hazard është i gatshëm të luajë kundër…

Delo.autor

Zmbrapsja e Panuccit dhe fitorja e lojtarëve, një trajner kukull

Isa.Autor

Këto janë mbrojtësit më të mirë të këtij sezoni në Evropë

Sadik.Autor

Leave a Comment