Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Real Madridi nuk pret dot deri në verë, gati oferta për Mbapen

Real Madrid është klubi që ka shfaqur më shumë interes për yllin e PSG, Kilian Mbape. Francezi do të largohet me parametra zero verën e ardhshme, por Ançeloti mendon ta afrojë atë që në janar.

Pas një oferte prej 150 milion paund verën e kaluar nga ana e Real Madrid për Mbapen, e cila u refuzua nga PSG, klubi madrilen ka gati një ofertë tjetër këtë dimër për francezin. 41 milion paund për 23-vjeçarin, kontrata e të cilit mbaron këtë verë.

Ançeloti nuk dëshiron të rrezikojë deri në verë për të arritur akordin me sulmuesin, duke parë dhe shqetësimin nga Liverpul. Jurgen Klop është gjithashtu në ndjekje të Mbape dhe është gati të fillojë negociatat me lojtarin. Gjithsesi mundësia e një largimi të mundshëm këtë merkato është e vogël, pasi lojtari është shprehur se do ta përfundojë këtë sezon te PSG.

Related posts

“JETË KARANTINE”/ Spanjolli i Bayernit habit me “look”-un e ri! (VIDEO)

Delo.autor

E dhimbshme/ Futbollisti i Kukësit nuk ia del, operohet këtë javë

Sadik.Autor

Gjyshi më i lumtur në botë, debutimi i nipit me “Tre Luanët” i mbush xhepat

Sadik.Autor

Leave a Comment