Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Flet menaxheri i Hysajt: Me apo pa Sarrin, do të qëndrojë te Napoli

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, foli “live” në “Radio Kiss Kiss Napoli”. Në qendër të intervistës ishte e ardhmja e klientit të tij, e cila lidhet shumë me atë të Sarrit: “Unë besoj se Hysaj do të mbetet te Napoli, me apo pa Sarri.

Nëse trajneri vendos të zgjasë përvojën e tij te Napoli, ne do të ishim të lumtur. Por, edhe nëse largohet, De Laurentiis do të ndërtonte një skuadër të fuqishme, që do të synojë sërish titullin në Itali.

Natyrisht, do të ishte mirë të vazhdonim me Sarrin, por Elseid dëshiron të qëndrojë, pavarësisht situatave që mund të krijohen. Ndjenja ime, në fund, është se Sarri do të mbetet trajner i Napolit. Ancelotti mbetet një trajner i madh, por edhe ai nuk ka një shkop magjik”.

Related posts

“KOSOVA ËSHTË ZEMRA E SHQIPËRISË”/ Tifozët kuq e zi spektakël nga ballkoni dhe… “Facebook” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Conte kërkon dhuratën Scudetto, gati 80 milionë euro. Por ka një problem…

Delo.autor

46 GOLA NË 13 NDESHJE/ Askush si Bayern Munich i Flick në Champions

Delo.autor

Leave a Comment