Futboll Premier League Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E GRUPIT/ Është i padëshiruar, Arsenal gati të dëgjojë oferta për Aubameyang

Arsenal është gati të dëgjojë oferta për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Gabonit do të luajë këtë muaj në Kupën e Afrikës, por prej një muaji është jashtë projektit të Topçinjve: trajneri Mikel Arteta, pasi i ka hequr shiritin e kapitenit për arsye disiplinore, e ka përjashtuar nga 6 ndeshjet e fundit.

Megjithatë, Arsenal-i ka arritur të bëjë shumë mirë edhe pa të, duke fituar në 5 raste dhe duke humbur vetëm kundër Manchester City.

Me një kontratë që i skadon pas 18 muajsh dhe duke parë se është më i paguari i skuadrës me 350 mijë sterlina në javë, Aubameyang duhet të shitet sa më parë.

Newcastle duket se është sot klubi që ka më shumë mundësi ta sigurojë, ideja është ajo e huazimit deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes të fiksuar në 20 milionë sterlina.

Related posts

DY HUMBJE ME BARCELONËN/ “Bernabeu” i tregon derën yllit madrilen

Delo.autor

HORRORI/ Sportisti i njohur djeg të gjallë 3 fëmijët, bashkëshorten dhe veten, brenda në makinë

F.autor

Panucci: Cikalleshi dhe Xhaka janë lojtarë të rëndësishëm, por në Kombëtare ka disa rregulla

Q.Autor

Leave a Comment